Lajmet e fundit

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë nisur protestën e tyre para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ata po mbajnë në duar pankartat si: "Stop produkteve me yndyrë bimore", "Mos konsumo imitim, mashtrim" "Qeveri shpëto mbi 40 mijë vende pune" dhe shumë të tjera.
Nga qendra e Prishtinës ata u nisën me traktorë e mjete të ndryshme për t`i bllokuar rrugët për: Pejë – Rozhajë, Prishtinë -Ferizaj, Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë.