Lajmet e fundit

Ka filluar protesta e Partisë Socialdemokratike kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste, me moton "Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën".
Protestuesit janë nisur drejt objektit të qeverisë ku pritet të mbajë fjalim kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj.
Protestuesit me pankarta të ndryshme si: “Krejt rroga në rrymë” “Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, e me brohoritje të tilla si “Albin hajni”, “Albin mashtruesi”, “Nuk ka shtet me hajna” e të tjera, po marshojnë shesheve të Prishtinës.
Protestës u janë bashkuar edhe Hisen Berisha i PDK-së, Pal Lekaj i AAK-së, ish-deputetja e PDK-së Besa Ismajli, e shumë figura të tjera politike e publike./Klankosova.tv