Lajmet e fundit

Në ambientet e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Zyrën regjionale të Thesarit Francez, u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues i projektit për trajtimin e ujerave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.
Vlera e këtij projekti do të jetë 88 milion euro me ç`rast 66 milion euro do të huazohen nga Thesari regjional francez, ndërsa pjesa tjetër përkatësisht 20 milion euro nga Qeveria e Kosovës.
Ky projekt për Prishtinën, Obiliqin dhe Fushë Kosovën është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunave respektive dhe përgjithësisht ambientin në nivel të Kosovës.
Siç bën të ditur ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përveç avancimit të rrjetit ekzistues të ujërave të zeza, do të ndërtohet edhe një fabrikë bashkëkohore për trajtimin e këtyre ujërave. Në këtë fabrikë do të trajtohen ujërat e zeza sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe pastaj uji i trajtuar do të zbrazet në lumenj, transmeton Klan Kosova.