Lajmet e fundit

Sonte zhvillohet ndeshja e parë e çerekfinales së Playoff-it midis Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Ky takim jepet LIVE në kanalin Sport 3 të platformës më të madhe në vend, Art Motion, me komentimin e Agon Fehmiut.
Në pesë përballjet e tyre të fundit në Superligë, Sigali ka fituar tre herë, ndërkaq Vëllaznimi dy herë.
Në sezonin e rregullt, kryeqytetasit kishin përfunduar të tretët ndërkaq gjakovarët të gjashtët.
Bardh e Kaltrit janë edhe historikisht favoritë marrë parasysh 14 titujt e kësaj gare që i kanë mbi supe, teksa Kuqezinjtë nuk e kanë asnjë të tillë.