Lajmet e fundit

Ka filluar ndeshja e parë e Shqipërisë në një kampionat europian.
Zvicra është kundërshtari i parë ndaj së cilit shqiptarët luajnë në garën më të madhe europiane për shtete.
Pas shumë vjetësh pritje, zhgënjim, punë të palodhur, Shqipëra është bërë pjesë e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm.
Veç të qenit e para ndeshje në këtë garë, përballja me Zvicrën është shumë e veçantë edhe për numrin e shqiptarëve që luajnë për "shtetin e bankave".