Ka nisur ndeshja e parë finale në elitën e basketbollit kosovar, pra mes Bashkimit dhe Trepçës.
Loja po zhvillohet në Prizren, në palestrën sportive “Sezai Surroi", transmeton Klankosova.tv.
Trepça po e luan finalen e katërt radhazi, dy i humbi, vitin e kaluar e fitoi. Tani synon me mbrojt titullin kampion.
Bashkimi vetëm njëherë është shpallur kampion (2018), kjo është finalja e parë që prej atëherë, ku synon trofeun për herë të dytë.
Kampion shpallet ajo skuadër që i fiton katër përballje.
Kjo super përballje e finales elitare, po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.
Kujtojmë se për shkak të një incidenti në gjysmëfinale ndaj Pejës, Bashkimi luan sot pa prezencën e tifozëve, si masë ndëshkuese nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.