Lajmet e fundit

Tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga zona e Llapit po iu dedikohet një rrugë magjistrale. Një segment i rëndësishëm i saj u përurua sot në prani të drejtuesve më të lartë të shtetit.
Presidenti i vendit e përshëndeti qasjen në investimet infrastrukturore. Investimet në infrastrukturën rrugore po i sheh me vend edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Për kryeministrin Ramush Haradinaj kjo magjistrale duhet të zgjerohet deri në kufi me Serbinë në Jarinje derisa shtoi se ky investim përkon edhe me një tjetër zhvillim në Mitrovicë.
Kronikë e zgjeruar nga Vullnet Krasniqi.