Lajmet e fundit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot ka filluar ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë, realizim i memorandumit të nënshkruar kohë më parë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë postimin e plotë;
Sot, filloi ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë, realizim i memorandumit të nënshkruar kohë më parë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Presim aftësimin sa më të shpejtë të këtij objekti shumë të rëndësishëm shëndetësor për Mamushën dhe fshatrat përreth duke shtuar edhe hapësirat, personelin dhe pajisjet mjekësore.
Komuniteti i kësaj ane, ka kontribuar në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, zbatimin e barazisë e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në shtetin tonë. Urime!
