Lajmet e fundit

Qytetarët e besimit katolik po festojnë Krishtlindjen.
Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, mblodhi edhe këtë herë besimtarët në meshën solemne të Krishtlindjes.
Mesha që sapo nisi në këtë katedrale do të udhëhiqet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Ky organizim u përcoll edhe me një koncert klasik si dhe poezi të lexuara nga aktorja e njohur Arta Dobroshi.
Gjatë ditës Ipeshkvi Dodë Gjergji vlerësoi se veçanti e festave janë mirësia dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, ndërsa pati edhe një porosi për Evropën që të tregohet më e drejtë me shqiptarët.