Lajmet e fundit

Pas 27 dështimeve të njëpasnjëshme, sot deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për herë të 28-të në mënyrë që të arrihet konstituimi i këtij institucioni.
Seanca nisi me urim për festën e Kurban Bajramit, transmeton klankosova.tv.
Megjithëse, me kokëfortësinë e partisë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit për të mos ndërruar emrin e kandidatit për kryeparlamentar dhe hedhjen në votim të komisionit të fshehtë, duket se as sot nuk do të ketë rezultat pozitiv në arritjen e konstituimit të Kuvendit.