Lajmet e fundit

Pak më parë ka nisur mbledhja e paralajmëruar e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi do të prezantojë para Qeverisë raportin me të gjeturat e fundit rreth shënjimit të kufirit shtetëror.