Lajmet e fundit

Ka nisur mbledhja mes dy qeverive shqiptare.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pritur homologun e tij, Albin Kurti dhe delegacionin kosovar në Elbasan.
Gjatë kësaj mbledhjeje, do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore, si dhe marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat pesëvjeçar, ku përmes një aplikimi të thjeshtë qytetarët nga të dyja vendet do të marrin të drejtën e qëndrimit dhe njëkohësisht dhe lejen e punës në vendet respektive, transmeton Klankosova.tv.
Një tjetër marrëveshje që pritet të nënshkruhet është edhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave, dhe mes tjerash edhe nëshkrimi u një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin apo rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.
Në total, në mbledhjen e shtatë me radhë mes Kosovë dhe Shqipërisë, nënshkruhen 16 marrëveshje.