Lajmet e fundit

Ka nisur sot mbledhja e Kryesisë së LDK-së, e cila po mbahet në degën e saj qëndrore në Prishtinë.
Kjo lëvizje e LDK-së erdhi pas zhvillimeve politike në vend ku për Kryeministër të Kosovës, Presidenca dekretoi dje Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Mbledhja e sotme e Kryesisë së LDK-së po mbahet edhe në ditën kur shënohet 14 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova - për të cilin ky subjekt organizoi aktivitete të ndryshme përkujtimore.