Lajmet e fundit

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Pikë e vetme e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është kërkesa e tri partive opozitare Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës.
Ky zhvillim erdhi pasiqë përfaqësues të opozitës dërguan në Kuvend nënshkrimet e tubuara për mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Nisma e që u përkrah nga 42 deputetë, njofton Klan Kosova.