Lajmet e fundit

Mbledhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) tashmë ka filluar.
Në këtë mbledhje, siç është raportuar të mërkurën, temë diskutimi do të jetë rasti i Klan Kosovës.
Nga KPM-ja është kërkuar që t’ia revokojë licencën e transmetimit televizionit kombëtar Klan Kosova.
Të mërkurën pas orës 18:00, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) lëshoi një njoftim për media ku tha se i është pezulluar certifikata e biznesit kompanisë Klan Kosova.
Njoftimi erdhi pa ndonjë komunikim paraprak me drejtuesit e kompanisë Klan Kosova.
Vendimi bëri që të vijnë reagime të shumta – nga kolegë gazetarë, organizata vendore e ndërkombëtare për lirinë e medias, e edhe nga ambasadat ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.
Të gjithë po kërkojnë një gjë: të rishqyrtohet vendimi i MINT-it, gjegjësisht ARBK-së, për pezullimin e certifikatës dhe të mos ushtrohet ndikim ndaj KPM-së. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber