Lajmet e fundit

Sot nis mbajtja e Testit te Maturës në dy qytete të Kosovës, në Gjilan dhe Ferizaj.
Këtë të fundit e vizitoi Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili qëndroi në shkollën “Kuvendi i Arberit”, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
I pari i kësaj komune u dëshiroi suksese nxënësve që po i nënshtroheshin këtij testi.
“Hapat që kemi marrë si komunë janë hapa në një vijë, në kuptimin e një reforme që do të shpie në ngrijën e cilësisë së arsimit ne nivelin e përgjithshëm”
Ministri Bytyqi ka thënë se ka pasur një bashkëpunim të mirë me komunat dhe se përgatitjet për këtë vit shkollor janë më të mira gjë që do të sjelle edhe rezultate më të mira.
Ai bëri apel për monitoruesit që t’i përmbahen rregullave.
Në tërë Kosovën do t’i nënshtrohen Testit të Maturës 29 mijë nxënës, ndërsa aktualisht në dy komuna janë duke u testuar 7 mijë nxënës. Pjesa e parë e këtij testi do të mbahet për katër ditë me radhë.