Lajmet e fundit

Para pak çastesh ka nisur punimet Kuvendi i VII Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Deri më tani kandidat i vetëm për të parin e AAK-së është lideri aktual i saj , Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje ka folur anëtarja e kryesisë së kësaj partie Donika Kadaj-Bujupi e cila edhe në këtë rast ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë duke thënë se deri më tani protestat e përditshme, ikja e afro 100 mijë qytetarëve të Kosovës dëshmojnë për dështimin dhe mjerimin që qeverisja LDK-PDK e sollli për një kohë kaq të shkurtër.
"Vendi ka nevojë për një kapitull të ri i cili do të hapet së shpejti duke i dhënë fund mohimit të punësimit, zhvillimit dhe ecjes përpara" tha ajo.