Lajmet e fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka hapur punimet e Konventës së Jashtëzakonshme Zgjedhore të kësaj partie, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se PDK gjatë viteve të fundit ka qenë bartëse e proceseve më të rëndësishme për vendin, duke u rritur dhe zhvilluar po ashtu, si subjekt - duke afruar njerëz të të gjitha gjeneratave dhe profileve.
Në këtë Konventë, kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së është zëvendëskryetari i saj, njëherësh kreytar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.