Lajmet e fundit

Me aktivitete të shumta rinore në Mitrovicë, ka nisur “Muaji i Rinisë 2016”, i cili organizohet për herë të pesëmbedhjetë me radhë nga Ministria e Kulturës, Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, organizatat rinore, shoqata e asociacione vendore dhe partnerë të tjerë.
Duke e shpallur të hapur këtë aktivitet drejtori komunal për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka thënë se të gjitha organizatat rinore do të kenë mbështetje nga drejtoria, e cila është e përkushtuar t`i përkrah dhe ndihmojë në të gjitha aktivitetet, duke iu krijuar sa më shumë hapësira për t`i shprehur mundësitë dhe vlerat e tyre rinore.
Përndryshe, gjatë gjithë shtatorit, nën moton “Rini jepju formë ëndrrave” do të promovohen vlera rinore në ndërtimin e paqes dhe proceseve integruese në shoqëri, ku janë përfshirë të rinj nga të gjitha etnitetet, transmeton Klan Kosova.