Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar Demokratik, me mbështetje të USAID ka hapur Javën e Gruas 2018 dhe e hëna është dita e parë e kësaj ngjarjeje e cila do të përfundojë më 23 mars.
Ky program i Javës së Gruas ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në lidhje me domosdoshmërinë e një qeverisjeje llogaridhënëse dhe të përgjegjshme në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Këtë aktivitet e ka hapur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sipas tij të gjitha rezultatet që i ka shënuar në dekadën e parë janë falë përkushtimit të madh të femrave, grave deputete.
Veseli theksoi se nuk ka zhvillim në një vend nëse nuk ka barazi gjinore derisa shtoi se përfaqësimi i grave në vendimmarrje duhet të rritet dhe është obligim ndaj të ardhmes europiane për t'i mbështetur ato, njofton Klan Kosova.