Lajmet e fundit

Në Sallën e Kuqe është mbajtur ceremonia hapëse e Javës së Gjidhënies, për të theksuar rëndësinë e ushqyerjes me qumësht gjiri, si mënyrë për të pasur fëmijëri të shëndetshme dhe për të parandaluar shumë sëmundje.
Merita Vusaj nga Ministria e Shëndetësisë me këtë rast ka thënë se është duke u punuar shumë që të promovohet sa më shumë ushqyerja me qumësht gjiri, ndaj edhe është miratuar ligji që mundëson largimin e produkteve të qumështit të fabrikuar nga përdorimi, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, drejtori i UNICEF-it në vend, Brandao Co, ka deklaruar se është shumë i lumtur që është pjesë e kësaj ngjarje për të treguar rëndësinë e gjidhënies. Ai shtoi se është e rëndësishme që të punohet së bashku për rritjen e vetëdijes në këtë fushë.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili nënvizoi se si politikëbërës e kupton koston e vendimeve që merr.
Ai më tutje shtoi se sëmundjet paraqesin problem jo vetëm për individin, por ato kanë kosto edhe për xhepin e tij, ndaj duhet të promovohet sa më shumë gjidhënia, sepse është e dëshmuar se parandalon shumë sëmundje. /klankosova.tv