Lajmet e fundit

Ka nisur "Java e Bibliotekës" në Kosovë. Edicioni i 15-të do të ketë fokus të drejtën autoriale ndërkaq aty po marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu nga Universiteti i Harvardit në Prishtinë për të ligjeruar ka ardhur Kyle Courtney, këshilltar për të drejtat e autorit në Universitetin e Harwardit.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku tha se në bashkëpunim me Bibliotekën Kombetare të Shqipërisë në Prishtinë është sjellë ekspozita për Musine Kokollarin dhe për të do të mbahet edhe një konferencë shkencore.