Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan do të tubojë këtë fundjavë shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës tek Liqeni i Batllavës.
Nga sot deri tw dielwn autorë e muzikantë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis pitoresk por pak të shfrytëzuar për tubime të këtij lloji.
Edhe ky edicion i FLO-së vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të ftuar janë Faruk ŠEHIĆ (Bosnje dhe Hercegovinë), Brian Sneeden (SHBA), Ledia Dudhi, Bardhyl Londo, Lisandri Kola, Donika Dabishevci, Robert Wilton, Imer Topanica, Gëzim Aliu, Genc Salihu, Gypsee Yo, Shpëtim Selmani, Shpat Deda, Gipsy Groove, Oborri.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.