26.11.2017 · përditësuar para 3170 dite1 min lexim
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur suksesin më të madh në këto zgjedhje lokale prejse i është futur garës politike pasi tani udhëheqë me tri komuna të Kosovës.
Mes këtyre tri komunave, kryeqytetin dhe qytetin e dytë më të madh në Kosovë, Prizrenin.
Por, kjo fitore ka ardhur pas një procesi të gjatë e të komplikuar dhe vetëm pasi janë numëruar edhe votat me kusht.
Kështu Shpend Ahmeti vazhdon të jetë kryetar i Prishtinës, e Mytaher Haskuka katër vjet e ardhshme do të jetë i pari i Prizrenit.
Për t’i festuar këto fitore simpatizantët e Vetëvendosjes janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=he9i4PdNd8I&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.