Lajmet e fundit

Komiteti Internacional i Kryqit të Kuq ka konfirmuar evakuimin e grupit të parë të personave të lënduar nga Aleppo.
Sipas agjencionit të lajmeve Tass, gjenerali i ushtrisë ruse, Gen Valery Gerasimov, ka thënë që me vendim të presidentit Vladimir Putin evakuimi i 5,000 qytetarëve dhe familjeve të tyre nga lindja e Aleppo-s ka filluar të enjten, transmeton Klan Kosova.
Një korridor humanitar i gjatë 21 kilometra është krijuar për të mundësuar evakuimin.
20 autobusë dhe dhjetë ambulanca janë duke u përdorur për të përfunduar operacionin.