Lajmet e fundit

Shoqata e strip artistëve kosovarë “Xhennetcomics”, do të organizojë në Prizren edicionin e 11-të ndërkombëtar të stripit dhe të karikaturës me temën “Portrete për Diasporën 2015”.
Në këtë festival do të marrin pjesë 7 artistë të huaj nga Turqia, Bulgaria, Italia dhe Shqipëria dhe 4 artistë vendas, të cilët do t’i ekspozojnë punimet e tyre në galerinë “Hamam” dhe do të performojnë vlerat dhe sistemin e punës së tyre po ashtu edhe në qendër afër shatërvanit duke pikturuar portrete dhe karikatura për artdashësit.
Vizatimi në qiellin e hapur do të jetë posaçërisht për mërgimtarët dhe qytetarët e Prizrenit që në këto ditë pushimi të kenë një atmosferë më të këndshëm në qytet.
Në këtë edicion të festivalit të 11 ndërkombëtar të karikaturës, do të ekspozohen edhe punimet nga suhmë shtet botërore dhe fotografi nga organizata më e madhe e karikatiruës në Europë “Partia Dobrego Humor” me seli në Poloni.
Festivali që të zhvillohet nga data 24 deri me 28 korrik, është mbështetur nga Ministria e Diasporës, Komuna e Prizrenit dhe donatorë të tjerë.