Lajmet e fundit

Kryeministrja Britanike Theresa May e ka nisur Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, që fillon procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Ambasadori i Britanisë në BE, Sir Tim Barrow, ia dorëzoi Presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk , një letër gjashtë-faqëshe nga Zonja May, meqë rast u shënua fillimi i procedurave të ndarjes.
“Procesi i Artikullit 50 ka filluar dhe është në harmoni me dëshirat e popullit britanik të Mbretërisë së Bashkuar e cila po e lë Bashkimin Europian”, tha kryeministrja May.
“Ky është moment historik nga i cili nuk ka më kthim prapa”, shtoi ajo.