Lajmet e fundit

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë po falet namazi i Kurban Bajramit.
Numër i madh besimtarësh janë të pranishëm në këtë ceremoni, si brenda objektit të xhamisë ashtu edhe në oborrin e saj, njofton Klan Kosova.
Namazi i Kurban Bajramit po falet edhe në xhamitë e tjera në Prishtinë, por edhe nëpër komunat tjera në vend, sipas orarit të paraparë.
Manifestimi i Kurban Bajramit, nisi sot nga ora 5.10 e mëngjesit, njofton Klan Kosova.