Lajmet e fundit

Abu Khayr al-Masri, zëvendëskryetar i organizatës terroriste Al-Qaeda raportohet se ishte vrarë me një nga dronët e shumtë në shkurt të vitit 2017.
Vetura e tij ishte copëtuar nga raketa “ninxha” derisa ai po udhëtonte rrugës për në Idlib në pjesën veriore të Sirisë.
Sipas “Daily mirror”,përcjellë Klan Kosova qëllimi i prodhimit të kësaj arme është zvogëlimi i dëmeve të padëshiruara që shkaktohen gjatë sulmeve, pasi që raketat e zakonshme shpërthejnë dhe shkaktojnë skena të tmerrshme.