Lajmet e fundit

Janë bërë pothuajse 100 vjet qysh kur radioja ka filluar të përdoret si mjet informimi e argëttimi.
Në vitin 2013, UNESCO e kishte vendosur datën 13 shkurt si ditën ndërkombëtare të Radios, me qëllimin që që njerëzit të kujtojnë se pse e duan radion dhe pse u nevojitet aj.
Një tjetër arsye se pse UNESCO e vendosi 13 shkurtin si ditën e radios, ishte që te rritej bashkëpunimi në mes radio transmetuesve, që t’i tërhiqte vëmendjen audiencës për vlerën unike të radios, që edhe pas tërë kësaj kohe dhe me zhvillimin e madh të teknologjisë, radioja ka mbijetuar duke ndërruar forma vazhdimisht e duke ju përshtatur ambientit të ri teknologjik.
Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, është diskutuar për pozitën e radios në Kosovë, cka i bën njerëzit që pavarësisht zhvillimeve teknologjike të mbeten dëgjues të radios dhe se cili është roli i radios për një shoqëri.
Berat Miftari, Linda Gjakova dhe Sebiha Ramaxhiku, tregojnë përvojat e tyre si radiogazetarë.
Për më shumë ndiqeni emisionin në linkun më poshtë: