21.02.2017 · përditësuar para 3430 dite1 min lexim
Fatime Kosumi, vite më parë kishte lënë Gjermaninë për të ardhur në Kosovë.
Ajo ishte bërë shumë e njohur në vend me anë të muzikës së saj të veçantë.
Ka kohë që ajo tani është rikthyer në Gjermani, ku nuk ka qëndruar pa u marr me pasionin e saj, muzikën.
Kosumi së fundmi ka lansuar këngën “Kalle Lamën”, një këngë dhe videoklip që mori lëvdata të shumta.
Ajo tani është rikthyer me emrin artistik, Andrra, dhe shumë shpejt pritet që të lansojë edhe albumin autentik me emrin “Palinë”.
Me anë të muzikës së saj ajo dëshiron që të tregojë ndikimin e traditave në gjeneratat e reja.
Kosumi për Klan Kosovën, ka treguar se si erdhi deri tek ideja për këtë album e për videoklipin shumë të veçantë “Kalle Lamën”.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Alaudin Hamiti.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.