Lajmet e fundit

Në pjesën e dytë të emisionit NIN, në Klan Kosova, i ftuar ishte producenti i hitit më të madh shqiptar ‘’Sjena Mo’’ e i shumë hiteve të tjera të suksesshme.
Është Donat Cricket, i cili në minutat e rezervuara për pjesën e dytë të emisionin NIN, bëri të ditur se të gjitha sukseset e këngëve të realizuara, janë projekte të cilat kanë lindur krejtësisht spontanisht, përcjellë Klan Kosova.
Ky i fundit për Klan Kosova, zbuloi disa fshehtësi ku njëra prej tyre doli të jetë që kënga ‘’BonBon’’ të cilën e këndon Era Istrefi, qysh në fillim ishte ide, projekt, këngë e Majkut, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkohë producenti Donat Cricket, la të kuptohet që gjatë realizimit të këtij projekti në fjalë sic duket kishte disa përplasje në mes pjesëmarrësve të cilët punuan për të realizuar këngën ‘’BonBon’’, e që për më shumë detaje, ndiqeni pjesën e dytë të emisionit NIN, në videon në vazhdim: