Lajmet e fundit

Sonte emisioni “NIN” i’u është kushtuar aktorit që ndërroi jetë javën e kaluar, Ibrahim Krajkova, që ndryshe në popull njihet si Leci.
Të ftuar në studio ishin Sevdai Radogoshi (Qumili), Rasim Thaçi (Cima) dhe Mustafë Halili.
Ata për publikun kanë ndarë momente me kolegun dhe mikun e tyre që tashmë ka ndërrruar jetë.
Cima, Qumili dhe Halili kanë treguar për fillet e “3-shi përsheshi”, duke ndarë momente nga karriera e tyre, por nuk kanë lënë anash edhe momente nga jeta e përditshme e tyre.
Të tre kanë pranuar se me Lecin kanë pasur momente shumë qesharake dhe të paharrueshme, momente të cilat padyshim do i’u mungojnë tani që ai më nuk jeton.
Cima, ka folur për origjinalitetin e mikut dhe kolegut të tij të jetës, Lecin.
“Luante rolet me shumë origjinalitet”, u shpreh Thaçi.
Edhe Qumili, pranon se ai kishte shumë talent, por të dy pranojnë që ajo se çfarë e karakterizonte më së shumti Lecin ishte humanizmi dhe zemërgjerësia e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.