Lajmet e fundit

Në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova me Alaudin Hamiti është diskutuar për pozitën e gruas në shoqëri dhe për gratë që ia kanë arritur të kenë një status të lakmueshëm social.
Për t’i treguar përvojat e tyre dhe atë që qëndron pas një gruaje të fuqishme, të ftuara të Alaudin Hamitit në studio ishin Linda Shala, profesoreshë dhe ndërmarrëse, Prof.Dr. Suzana Manxhuka Kërliu – patologë dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si dhe Krenare Rugova, dizajnere e botës e cila zotëron një atelie personale.
Gjatë minutave të rezervuara për mysafiret, ato kanë folur rreth pozitës së gruas në shoqërinë kosovare, cili është statusi i tyre në këtë shoqëri dhe cila është rruga që duhet të ndjekë një grua për të pasur sukses në jetë pavarësisht diskriminimit?