Lajmet e fundit

Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, është diskutuar për instagramin dhe impaktin që ka ky rrjet social në jetën e njerëzve që e përdorin për çdo ditë.
Të ftuar në studio për të folur rreth kësaj teme ishin psikologu dhe Profesori i Universitetit të Prishtinës, Mytaher Haskuka, grimerja e njohur kosovare Sellma Kasumoviq, dhe Agnesa Vuthaj, ish-Miss Kosova.
Psikologu Haskuka u shpreh se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shkaktojë stres te individët që janë aktivë me këto aplikacione.
Ndërsa, se përdorimi i Instagramit mund të jetë edhe fitimprurës e dëshmuan Sellma dhe Agnesa, të cilat përmes këtij rrjeti social kanë arritur që ta promovojnë talentin e tyre dhe ta rrisin biznesin.
Për më tëpër në linkun më poshtë, mund ta ndiqni videon nga debati i në NIN në Klan Kosova: