Lajmet e fundit

Në rubrikën VideoSelfie të emisionit NIN ka qenë i ftuar Erolld Belegu, i cili ka treguar një ditë të tij për të gjithë shikuesit e emisionit.
Belegu ka treguar se ditën e nis duke bërë ushtrime si dhe duke e shikuar programin e mëngjesit në Klan Kosova.
Ndërsa dita e tij vazhdon me përzgjedhjen e garderobës, e më pas duke pirë kafen e mëngjesit me anëtarët e tij të familjes për të vazhduar më pas me punët që e presin.
E mbrëmja Belegun sërish e gjen duke ushtruar me trajnerin e tij personal.
Por Belegu nuk i lë anash as daljet e mbrëmjes.