Gjermania ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Hungarisë me rezultat 2-0.
Golin e parë për gjermanët e shënoi Musiala në minutën e 22-të të ndeshjes.
Kurse, hungarezët barazuan shifrat në fund të pjesës së parë, por që goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, njofton Klankosova.tv.
“Panzerat” vazhduan dominimin në fushë, ku në minutën e 67-të Gundogan shënoi golin e dytë e që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, Gjermania gjendet e para në tabelë me gjashtë pikë, e pasuar nga Zvicra me tri sosh, ndërsa dy pozitat e fundit i ndajnë Skocia e Hungaria me zero pikë.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania matematikisht e ka siguruar kalimin nga faza e grupeve në Euro 2024.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.