Lajmet e fundit

President serb në ikje, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë se politika serbe ndaj Maqedonisë nuk duhet të ndryshojë, dhe se Beogradi duhet të ruajë Maqedoninë, edhe pse ajo votoi për pranimin e Kosovës në UNESCO.
"Ata janë në një kaos të madh. Aq më vjen keq, nuk e di nëse ndonjëherë do të formojnë Qeveri. A janë hequr tabelat nga vendkalimet kufitare? Shikoni, ajo ishte njëra nga arsyet përse në Bruksel, në bisedë miqësore u qortuam, Ivanovi dhe unë", deklaroi Nikoliq, shkruan Alsat M.
Ai thotë se Serbia nuk duhet të ndërmerr kundër qëndrime me ndryshimin e vendimit për njohjen e Maqedonisë me emrin kushtetues.