21.05.2015 · përditësuar para 4079 dite1 min lexim
Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, i cili po qëndron për vizitë në Kubë, është i lumtur për atë që Havana ka nisur dialogun me SHBA-të, por ua ka tërhequr vërejtjen nikoqirëve për rrezikun nga amerikanët.
“Amerika do ta parashtrojë çështjen e rendit ekonomik, demokracisë, sistemit shumëpartiak... Këtë e bëjnë në gjithë botën. Por ekzistojnë dy parti komuniste në botë të cilat me sukses po e udhëheqin popullin e tyre – këto janë partitë komuniste të Kubës dhe Kinës, dhe këto nuk e bënë gabimin që e bëmë ne, që shteti të largohet nga ekonomia”, ka thënë presidenti serb.
Në takimin e sotëm me gazetarët kubanë, Nikoliq ka thënë se “Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por edhe t’i ruajë të gjitha miqësitë e veta të vjetra, sepse kështu do t’u sigurojë jetë më të mirë qytetarëve të vet”.
Nikoliq që nga e hëna po qëndron për vizitë zyrtare në Kubë, ku u takua edhe me homologun e tij Raul Castro.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.