Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë në largim, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se nuk do të rikthehet në strukturat partiake të SNS-it (Partisë Përparimtare Serbe).
Ai ia ka uruar fitoren Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale dhe ka theksuar se i tërë procesi ka kaluar në atmosferë demokratike, njofton Klan Kosova.
Ditëve të fundit ka pasur deklarata se Nikoliq do të mund të bëhej sërish pjesë e partisë me qëllim që të mbetej në politikën aktive.