Lajmet e fundit

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka pritur sot ambasadorin në largim të Rumanisë nga Beogradi, Danijel Banu.
Me këtë rast, i pari i shtetit fqinj ka falenderuar Bukureshtin që nuk po e pranon Kosovën.
"Fakti se Rumania po qëndron fuqishëm në pozitën e mosnjohjes së të ashtuquajturës 'Kosova' dhe e dhëna tjetër se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona është gati 1 miliard euro, vetëm sa e vërteton edhe më fort rëndësinë e madhe që Rumania ka për Serbinë", ka thënë Nikoliq, transmeton Novosti, përcjellë Klan Kosova. "Qëndrimi i Rumanisë karshi cështjes së Kosovës e Metohisë vlerësohet shumë nga Serbia".