01.01.2016 · përditësuar para 3865 dite1 min lexim
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, në një intervistë të fundvitit për gazetën serbe Blic, ka thënë se platforma për formimin e një Asociacioni me Komuna Serbe në Kosovë ishte ideja e tij, njofton Klan Kosova.
“Kam dëgjuar se Bashkimi Europian kërkon të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, dhe në bazë të saj të mund të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.
“Asociacioni ishte ideja ime nga platforma e parë për Kosovën dhe në njëfarë mënyre ai u pranua nga përfaqësuesit e BE-së dhe Prishtinës”.
“Ne duhet të insistojmë në një Asociacion, i cili është autonomi brenda autonomisë, përndryshe vihet në dyshim vazhdimi i negociatave me Prishtinën”, ka thënë Nikoliq.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.