Lajmet e fundit
Nigel Farage ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë Ukip, por komiteti ekzekutiv kombëtar i partisë nuk e kanë aprovuar dorëheqjen e tij dhe Farage ende mbetet lider i partisë ,thuhet në komunikatën e Ukip.

Farage e ka shpallur dorëheqjen nga kreu i partisë të premten në mëngjes, pasi ai dështoi të fitoj një ulëse në South Thanet.
Por kryetari Steve Crowther tha se komiteti kombëtar i partisë beson se kampanja zgjedhore ka pasë sukses të madh, dhe anëtarët e komitetit unanimisht e kanë refuzuar dorëheqjen e zotit Farage.
Zoti Crowther shtoi: " Siç u premtua , Nigel Farage ofroi dorëheqjen zyrtare nga posti i kryetarit të Ukip te komiteti ekzekutiv nacional i partisë. Kjo kërkesë u refuzua unanimisht nga komiteti ekzekutiv nacional i partisë, ku shumica dërrmuese e anëtarësisë së Ukip nuk duan që Nigel të shkoj".
Nigel Farage është lider i partisë së ekstremit të djathtë Ukip, parti që hapur i ka shfaqur politikat e saj kundër Bashkimit Europian dhe kundër emigrantëve në Britaninë e Madhe.