Lajmet e fundit

Këngëtarja Nicole Scherzinger ka filluar lidhjen e re me tenistin Grigor Dimitrov, me të cilin po qëndron për pushime në Itali.
Anëtarja e X Factor, dukej shumë e lumtur me të dashurin e saj të ri teksa bënin fotografi në resortin e bukur të Portofinos, transmeton Klan Kosova.
Scherzinger, kishte folur para pak kohësh për lidhjen e saj të re.
“Ai është si zënë me karrierën e tij, por shpresoj që do vi e të më vizitoj. Ne të dy udhëtojmë shumë, por është shumë mirë që të mund të kemi kohë për njëri – tjetrin. Është mirë kur në lidhje ke hapësirë për tu fokusuar në karrierë dhe vete”.
Vitin e kaluar këngëtarja ishte ndarë nga Louis Hamilton me të cilin ishin në lidhje për pesë vjet.



