Lajmet e fundit

Nicole Scherzinger është ndarë nga i dashuri i saj Grigor Dimitrov.
Çifti, për të cilin thuhet se ka qenë në lidhje që nga nëntori, konfirmoi romancën në janar të këtij viti pasi ata u vunë re së bashku në Australi, transmeton Klan Kosova.
Por tani, këngëtarja 37 vjeçare dhe i dashuri i saj bullgar i cili është 13 vjet më i vogël, thuhet se i kanë dhënë fund dashurisë së tyre.
Një burim ka thënë për The Sun: “Nicole është në një fazë tjetër të jetës”.
“Asaj me të vërtetë i pëlqen Grigor, por ajo nuk është e gatshme për të”.