Lajmet e fundit

Ky vit po e merr një formë të vështirë për Nicole Richie dhe Joel Madden.
Sipas Life & Style, vajza 34 vjeçare e Lionel Richie, Nicole, ka filluar të bisedojë me avokatin e saj dhe t’i bëjë gati dokumentet e divorcit, transmeton Klan Kosova.
“Detajet kanë mbetur ende për t’u sqaruar”, ka thënë burimi. “Joel do të niset në turne në muajin e ardhshëm dhe Nicole planifikon që të merret me këtë çështje pas largimit të tij”.
Çifti, i cili kanë dy fëmijë së bashku, ka kohë që janë duke “luftuar” me lidhjen e tyre, por problemet më shumë eskaluan kur Nicole gjeti mesazhe flirtuese në telefonin e bashkëshortit të saj nga nja grua e panjohur.
“Gruaja në fjalë i tha atij se ishte e emocionuar që do ta sheh atë kur ai të kthehet prapë në Australi për të xhiruar The Voice”, zbulon burimi. “Nicole ka ndier mundim në stomakun e saj deri sa i ka lexuar të gjitha mesazhet që gruaja misterioze i kishte dërguar”.
Nicole dhe Joel u martuan në dhetor të vitit 2010 pas katër vjetësh lidhjeje.