Lajmet e fundit

Nicole Scherzinger zgjodhi të vishet me të kuqe gjatë mbrëmjes e shoqëruar me këngëtarin Ed Sheeran.
Artistja 39-vjeçare, e cila momentalisht është anëtare e jurisë në X Factor të Britanisë së Madhe, është parë duke shkuar për të darkuar në një restorant të Londrës.
Këngëtarja i ka vënë në pah format e saj trupore, me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, e kombinuar me tuta sportive dhe një pallto të kuqe. Nuk kishin se si të mungonin edhe buzët e lyera me po të njëjtën ngjyrë tërheqëse.