Lajmet e fundit

Nuk ka mbetur asgjë që Cameron Diaz dhe Nicloe Richie nuk e bëjnë së bashku këtyre ditëve – përfshirë këtu edhe zbavitjen së bashku si adoleshente në koncertin e bashkëshortëve të tyre.
Kunatat janë kënaqur duke e shikuar performancën në sektorin VIP të Good Charlotte të enjten mbrëma. Derisa Benji dhe Joel Madden e kanë dhënë maksimumin në skenë, vajzat ishin të shoqëruara nga babai i Nicole, Lionel Richie, transmeton Klan Kosova.
Vetëm para pak ditësh, Cameron dhe Nicole kanë blerë shkurrnajë së bashku. Pra, ata përfundimisht ndodhen në “zonën” e shoqeve më të mira.
Nicole dukej më pak e përfshirë në performancë se sa Cameron, por duhet pasur parasysh se ajo i ka parë më shumë herë ata duke performuar.