Lajmet e fundit

Nicolas Cage nuk do të jetë aktor edhe për shumë gjatë.
Ylli i “Raising Arizona” ka thënë se kanë mbetur edhe pak vjet deri kur ai do të largohet përfundimisht nga aktrimi dhe të qëndrojë prapa kamerave.
Aktori e bëri këtë të ditur në Puerto Rico kur u pyet për të ardhmen e tij në botën e filmit derisa po diskutonte për filmin e tij të ri “Primal”.
“Kur flasim për produksionin dhe regjinë, atëherë po, po kthehem në produksion. Kompania ime "Saturn Films" është pjesë e të gjitha filmave që jam duke xhiruar aktualisht”.
“Të jem në rolin e regjisorit është diçka që e mendoj në të ardhmen sepse momentalisht jam aktor dhe mendoj se këtë do ta bëj edhe për tre-katër vjet dhe më pas do të fokusohem në regji”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Por më herët gjatë këtij viti, aktori fitues i çmimit Oscar kishte shprehur një mendim ndryshe.
Ai në një intervistë për “The Times” kishte thënë se nuk dëshiron që të pensionohet.
“Nuk dua të bëj reklama për ‘Pizza Hut’ kur të jem 75 vjeçar. Dua të kem mundësi që të vazhdojë të aktrojë, në çfarëdo filma, qoftë ata me shikueshmëri të madhe ose jo. Thjesht dua të vazhdojë të punojë dhe aktrojë”, kishte thënë ai.