Barcelona ka vendosur të nënshkruajë me Nico Williams, por nuk do ta ekzekutojë pagesën e klauzolës së lirimit të tij deri në korrik, shkruan “Mundo Deportivo”.
“Ata tashmë kanë aprovimin e lojtarit, dhe prioriteti i tij kryesor është Barça. Ai tani është më afër se kurrë që ta realizojë këtë”, ka shkruar ky medium.
Klubi katalanas thuhet se është i përgatitur të paguajë klauzolën e plotë muajin e ardhshëm. Megjithatë, ata po punojnë për të ulur faturën e pagave në mënyrë që të lehtësojnë regjistrimin e sulmuesit të krahut. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.